Haxhiu i del në mbrojtje Kusari-Lilës: Kur Simiqi e ka lexuar një letër të Radojiçiqit, ajo e ka larguar nga zyra
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka dal në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, duke e mohuar se ka biseduar me kriminelin Millan Radojçiq.
E ftuar në RTV Dukagjini ka thënë se Kusari-Lila ka folur për votimin e ligjeve që janë në interes të Kosovës me Slavko Simiqin e Listës Serbe.
Ndër të tjera, ajo i ka quajtur të paligjshme audio-incizimet e publikuara në Nacionale muaj më parë.
“Mimoza nuk është takuar me Radojciqin as nuk ka biseduar me të. Ka pasur me të tjerë që e kanë takuar, e kanë pritur në zyre ndoshta edhe në shtëpi. Në ato incizime kjo flet me Simiqin, i gjithë diskutimi është votimi i ligjeve. Po të kishte efekt biseda e Mimozës me Simiqin, sigurisht ato incizime të paligjshme sepse janë të palijgshme, janë vepër penale, sepse nuk kam autorizim…” - tha ajo.
Ndër të tjera ajo ka deklaruar se në momentin kur Simiqi ia ka lexuar një letër të Radojçiqit, Kusari-Lilës e ka larguar nga zyra.
“Në momentin kur Simiqi ia ka lexu një letër të Radojciqit, Kusari-Lila e ka qit jashtë Simiqin. Është pre cka ka thënë Mimoza, qëllimshëm, cka ka thënë Mimoza, nuk janë bisedat nga fillimi deri në fund. Këto janë tendenca që opozita tenton të bëjë opozitë me to.” - ka thënë ajo.
“Ka liderë që e kanë pritur në shtëpi, ka edhe që i kanë shku në vilë që do të konfiskohet. Ata duhet të japin llogari. Duhet të japë llogari prokuroria pse ia ka tërhequr urdhërarrestin.” - ka thënë ajo.
