Haxhiu: Foshnja e vdekur masakrohet në Spitalit të Pejës, Bordi veç vërejtje me shkrim drejtoreshës - NACIONALE

Haxhiu: Foshnja e vdekur masakrohet në Spitalit të Pejës, Bordi veç vërejtje me shkrim drejtoreshës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është shprehur i mllefosur me vendimin e Bordit të SHSKUK-së që i shqiptuar vërejtje me shkrim ud.drejtoreshës së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Haxhiu në Facebook ka shkruar se kjo është marre.

Më tej, ai ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti i cili sipas tij, po toleron skandalet dhe po amniston korrupsionin.

Shkrimi i plotë i tij:

Marre!

Foshnja e vdekur masakrohet në lavanterin e Spitalit të Pejës, ndërsa Bordi i SHSKUK-së i ka shqiptuar vërejtje me shkrim ud.drejtoreshës së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Albi Kurti po toleron skandalet në shëndetësi, po amniston keqmenaxhimin, keqperdorimet dhe korrupsionin.

Lajme të ngjashme