Haxhiu e bindur: Deklaratat e qeverisë për vendimet e gjykatave, qartazi nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë - NACIONALE

Haxhiu e bindur: Deklaratat e qeverisë për vendimet e gjykatave, qartazi nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deklaratat e qeverisë për vendimet e gjykatave nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Këto komente Haxhiu i bëri të mërkurën gjatë konferencës të publikimit të raportit me titull “(Mos) Zbatimi Aurela i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë.”

Sa i përket çështjes së të asaj që thuhet në raport se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë janë ndërhyrje në drejtësi, Gzimi tha se është qartazi ndërhyrje në sistemin e drejtësisë , unë them qartazi nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.” – ka thënë Haxhiu sipas Ekonomia Online.

Më tej, ajo ka arsyetuar sulmet e pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë, duke thënë se deklaratë që i bëjnë kanë për qëllim që të ngrisin llogaridhënien, përgjegjësinë e vigjilencën.

Ne nuk ka asnjë rast që të thërrasim prokuror e gjyqtar në telefon për të ndërhyrë në një lëndë që gjyqtari apo prokurori t’i hapë sytë në ndonjë rast apo t’i mbyll në një tjetër. Kjo nuk ndodh në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk mund të heshtim kur shohim ta zëmë që për raste të njëjta diku është dënimi më i madh diku është më i vogël.” – ka thënë ajo.

Kujtojmë se Qeveria Kurti në vazhdimësi është kritikuar për sulmet e tyre ndaj prokurorëve e gjyqtarëve dhe në përgjithësi ndaj sistemit të drejtësisë.

Lajme të ngjashme