Haxhi Avdyli pas emërimit të Arben Vitisë: Tani shëndetësia ka adresë politike
Deputeti i partisë GUXO, Haxhi Avdyli ka reaguar për emërimin e Arben Vitisë në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.
Avdyli që kishte pretendime për këtë pozitë, ka shkruar në Facebook se e ka mirëpritur emërimin e Vitisë.
Ai ka thënë se tani shëndetësia ka adresë duke lënë të kuptohet se deri më tani s’ka pasur.
“Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.”, ka premtuar Avdyli.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Arben Vitinë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.", thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje nga ministria e Shëndetësisë pasi kishte kandiduar për kryetar të Prishtinës ku kishte humbur garën.
Shkrimi i tij i plotë:
E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.
Tani shëndetësia ka adresë politike.
Por suksesi në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.
Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.
