Harris i quan liderët republikanë ekstremistë: Nuk do të lejojmë të shpërbëjnë demokracinë tonë - NACIONALE

Harris i quan liderët republikanë ekstremistë: Nuk do të lejojmë të shpërbëjnë demokracinë tonë

2 javë më parë

nga Miranda Shala

Zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris theksoi sulmet e saj kundër republikanëve të shtunën në takimin veror të Komitetit Kombëtar Demokratik, ndërsa foli gjithashtu për arritjet demokrate që kur ajo dhe presidenti Joe Biden morën detyrën.

"Ne refuzojmë të lejojmë ekstremistët, të ashtuquajtur liderë të shpërbëjnë demokracinë tonë," u tha Harris të pranishmëve në National Harbor, Maryland, duke iu referuar krahëve më ekstremë të GOP, të cilët Biden i ka përshkruar si "Republikanët MAGA".

Në një fjalim muajin e kaluar, Presidenti e krahasoi filozofinë e këtyre republikanëve me "gjysmë-fashizmin", gjë që nxiti thirrjet nga udhëheqësit e GOP që ai të kërkonte falje.

Ndërsa në fjalimin e saj të shtunën, Harris tha se "kërcënimet me të cilat përballemi si komb janë të mëdha - kërcënime ndaj lirisë sonë, kërcënime ndaj vetë demokracisë sonë - dhe ne duhet të themi të vërtetën për këtë."

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë të ShBA-së që rrëzoi Roe kundër Wade, nënpresidenja tha: "Tani për tani, të ashtuquajturit liderë, ekstremistët po trumbetojnë retorikën e lirisë, ndërsa ata kufizojnë dhe përpiqen sistematikisht të heqin liritë".

Ligjet që ndalojnë abortin ose kufizojnë ashpër procedurën kanë hyrë në fuqi në disa shtete që kur Gjykata e Lartë i dha fund të drejtës kushtetuese federale për një abort. Por vendimi i gjykatës së lartë ka energjizuar gjithashtu demokratët për zgjedhjet afatmesme, mes vlerësimeve të ulëta për Biden dhe shqetësimeve për gjendjen e ekonomisë.

Lajme të ngjashme