Haradinaj-Stublla: Si pretendohet njohja defakto pa heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë - NACIONALE

Haradinaj-Stublla: Si pretendohet njohja defakto pa heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se është jetike të sqarohet se si pretendohet një njohje defakto nga Serbia pa ndryshimin e Kushtetutës së saj, pasi që sipas saj Kosova ende figuron si pjesë përbërëse e Serbisë.

Haradinaj-Stublla ka përmendur edhe emisarët ndërkombëtar për dialogun, ku është shprehur se këta të njëjtit kanë kërkuar as që as Kosova dhe as Serbia të mos i ndryshojnë Kushtetutat.

Në njërën anë emisarët ndërkombëtar për dialogun po na thonë se nuk po u kërkohet as Kosovës as Serbisë t’i ndryshojnë Kushtetutat (për të evituar pyetjet nëse Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit një-etnik me kompetenca ekzekutive)! Në anën tjetër, liderë institucionalë dhe opozitarë që e kanë parë të njëjtin draft të propozimit franko-gjerman, thonë se ky draft ofron njohje defakto nga Serbia, ku pranohet sovraniteti, integriteti territorial, dhe kufijtë. Është jetike të sqarohet ditëve në vijim se si pretendohet njohja defakto nga Serbia nëse nuk kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së saj (ku Kosova ende figuron ‘pjesë përbërëse e Serbisë’)?!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Sipas saj çmimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive nuk është kundërvlerë e barasvlershme për njohje.

Lajme të ngjashme