"Absurde të rrezikosh luftë për targa", ambasadori gjerman nxit debate me deklaratën e tij - NACIONALE

"Absurde të rrezikosh luftë për targa", ambasadori gjerman nxit debate me deklaratën e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Planin i prezantuar nga kryeministri Albin Kurti për të zbatuar vendimin për targat, që përmban masë qortimi, pastaj gjobë, e në fund konfiskim të veturës, është shoqëruar me reagim të mëdha nga zyrtarë të lartë të shteteve perëndimore.

Një reagim jo pak i ashpër lidhur me këtë vendim të qeverisë Kurti erdhi edhe nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se është absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa Rusia po zhvillon një luftë shkaktojë reagime të mëdha sot gjatë ditës nga analistë e gazetarë në vend.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rode kërkoi vullnet politik që të ulen tensionet në veri të vendit, duke thënë se kjo duhet të bëhet bazuar në marrëveshjet e arritura deri tash në Bruksel.

Po ashtu, ai e konsideroi 'absurde' rrezikimin e hapjes së një konfrontimi të mundshëm në një situatë kur Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës.

"Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit!
Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta"
- shkroi ambasadori gjerman.

Ky qëndrim i z.Rohde u shoqërua me jo pak reagime nga njohës të çështjeve politike në vend.

Ndër të parët që reaguan ishte gazetari Enver Robelli i cili iu kundërpërgjigj ambasadorit gjerman në Kosovë duke thënë se është absurde që Gjermania nuk ka bërë asgjë për ta luftuar krimin në veri.

Tutje, gazetari që vepron në Zvicër, ka kritikuar shtetin gjerman për përkrahjen, që sipas tij, i ka dhënë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

"Por, zoti ambasador, lieber Herr Botschafter, a nuk është absurde që sidomos vendi juaj, Gjermania, nuk ka bërë asgjë kundër krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës, ndonëse ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel gjatë qëndrimit në Mitrovicën e Veriut më 15 shkurt 2018 e pati përshkruar veriun e Kosovës si territor në duar të krimit të organizuar dhe pati thënë këtë situatë Perëndimi nuk mund ta durojë më? Në vend se t’i bëni presion autokratit serb, ia keni shtruar qilimin e kuq në Berlin", ka shkruar Robelli mes tjerash.

E gazetari Xhevdet Pozhari fjalët e z.Rohde i pranoi me shqetësim duke paralajmëruar se miku i dytë i vendit për nga fuqia e rëndësia, e tha të njëjtën, duke sjellë në kujtesë që një deklaratë të ngjashme e dha edhe ambasadori amerikan në ShBA, Christopher Dell.

Ndërsa analisti i politikës, Afrim Haliti, deklaratën e ambasadorit e komentoi shkurt duke ironizuar paska se z.Rohde herë është i mirë e herë është i keq duke thumbuar, siç i ka quajtur ai, "militantat" e LVV-së.

Në anën tjetër, një reagim i pritshëm e skandaloz erdhi nga gazetari i afërt me VV-në, Gëzim Mekuli.

Ai, përmes postimit në Facebook, hodhi akuza të rënda ndaj ambasadorit Rohde duke e quajtur mes tjerash edhe megafon e zëdhënës të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

"Ky është një turp, zoti ambasador!
Ambasadori gjerman është bërë sot zëdhënësi i Putinit!
Turp për këtë komunikim publik!
****
Turp te kesh Z. Ambasador!
Ambasadori gjerman sot megafon i Putinit!
Turp për këtë komunikim publik!"
- shkroi gazetari i afërt me VV-në.

Kujtojmë që një qëndrim të ngjashëm për çështjen e targave pati edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili pati deklaruar se ka çështje të tjera që janë më të rëndësishme se targat.

Ai kishte thënë thënë se çështje të rëndësishme janë lënë anash për shkak të targave.

“Jo, ne kemi lejuar që çështje të rëndësishme si këto të shtyhen anash, sepse ato nuk janë aq ‘zbavitëse’ sa targat”, ka thënë Hill.

Në fund, ai pati disa fjalë edhe për agresionin rus në Ukrainë, derisa shtoi se “këto kohë po flitet për armë nukleare".

Ndryshe, refuzimi i Albin Kurtit për të shtyrë afatin për zbatimin e vendimit për targat, ka qenë arsyeja që Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian të shprehin publikisht pakënaqësitë me Qeverinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme