Haradinaj: Sunduesve i pengon liria e shprehjes dhe liria e mediave - NACIONALE

Haradinaj: Sunduesve i pengon liria e shprehjes dhe liria e mediave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pritur me shqetësim Indeksin e Reporterëve pa Kufij, i cili tregon se Kosova ka rënë për 19 vende në këtë indeks.

Ai e ka vlerësuar si shqetësuese qasjen e pushtetit ndaj mediave.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sunduesve i pengon liria e shprehjes dhe liria e mediave.

“Sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave! Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias. Shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që i bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias, i vërtetuar edhe nga raportet e instituicioneve kredibile ndërkombëtare. Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme