Haradinaj: S’ka më t'zorshëm se Jasharaj, e di çka kam hjekë me të - NACIONALE

Haradinaj: S’ka më t'zorshëm se Jasharaj, e di çka kam hjekë me të

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth përvojës me Rrahman Jasharajn sa ishte kryeministër.

Sipas Haradinajt, Jasharaj është një negociator tejet i vështirë.

Tutje shtoi se veç ai e di çka ka hequr për t'u marrë vesh me sindikalistët rreth ligjit të pagave.

“Ma të zorshëm se Jasharaj nuk ka pasë. Ma të vshtirë nuk ka pasë. E di çka kam hekë me këta njerëz me negociuar Ligjin e Pagave.

Kësaj here ju siguroj, nënave e baballarëve, ka një vit që Albin Kurti po i maltreton mësuesit dhe punëtorët e sektorit publik, duke mos i rritur pagat”, ka thënë mes tjerash Haradinaj në Pressing.

Lajme të ngjashme