Haradinaj: Sipas planit franko-gjerman Kosova e merr njohjen nga Serbia, do ta shihni - NACIONALE

Haradinaj: Sipas planit franko-gjerman Kosova e merr njohjen nga Serbia, do ta shihni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj insiston se plani franko-gjerman i përfolur si kornizë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, parasheh njohje praktike të Kosovës nga Serbia.

Ish-kryeministri tha në T7 se plani franko-gjerman përfshin edhe faktorin amerikan dhe fuqi të tjera perëndimore dhe se Kosova dhe Serbia trajtohen si shtete në këtë marrëveshje, që sipas tij, nuk duan të shprehin shumë dashuri të ndërsjellë.

Kosova në njëfarë mënyre e ka njohjen në këtë marrëveshje. Kudo që do të ballafaqoheni me këtë, do ta shihni, është njohje, në bazë të kartës së OKB-së. Të dyja janë shtete, por nuk duan të bëjnë dashni shumë. Në fakt duan, përmes Procesit të Belinit”, ka thënë Haradinaj në Pressing të T7.

Kreu i Aleancës thotë se me këtë marrëveshje SHBA-ja ia heq Kosovës varshmërinë nga Serbia në aspekt shumëdimensional.

“Amerikanët në njëfarë mënyrë do ta heqin Kosovën nga varshmëria ndaj Serbisë në cilindo aspekt të ekzistencës. Serbia ndoshta nuk do t’i hiqet varshmëria ndaj Kosovës, do të thotë a na njihni për të hyrë në BE”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka thënë se nënshkrimi amerikan në marrëveshje i jep garanci marrëveshjes.

“Është mirë me qenë nënshkrimi amerikan në marrëveshje. Unë supozoj që duhet të jetë nënshkrimi, të paktën i Sekretarit të Shtetit, në këtë marrëveshje. Kjo është garancia që i duhet marrëveshjes”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme