Haradinaj pas takimit me Osmanin: Propozova datën 26 janar për zgjedhje, Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk morën pjesë - NACIONALE

Haradinaj pas takimit me Osmanin: Propozova datën 26 janar për zgjedhje, Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk morën pjesë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook pas takimit me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ai ka bërë të ditur se ka propozuar datën 26 janar për mbajtje të zgjedhjeve.

Më tej, ai ka thënë se në këtë takim “Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.”

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.

Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja.

Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.

Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 Janar.

Lajme të ngjashme