Haradinaj: Logjika e Kurtit po varfëron qytetarët - NACIONALE

Haradinaj: Logjika e Kurtit po varfëron qytetarët

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një tubim në Junik, ai kritikoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se logjika e tij nuk përkon me kohën.

Tutje Haradinaj shtoi se kjo logjikë po varfëron qytetarët e vendit.

“Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shqetësimin e rrjedhave të situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin. Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike”, tha ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme