Haradinaj i tronditur nga vdekja e fëmijëve në Gjakovë: Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina - NACIONALE

Haradinaj i tronditur nga vdekja e fëmijëve në Gjakovë: Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës të shtunën mbrëma.

Ata kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjet Rama, Mehmeti e Morina

“I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen.” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme