Haradinaj: Atdhedashuria dhe heroizmi i vëllezërve Bytyqi do të jetojnë përgjithmonë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi.
Anë profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se humanizmi, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre jetojnë përgjithmonë.
“Humanizmi, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre jetojnë përgjithmonë. Në 23-vjetorin e rënies së Agronit, Yllit e Mehmetit, ne qëndrojmë pranë familjes Bytyqi, bashkëluftëtarëve e miqve, duke ndarë bashkë dhembjen dhe krenarinë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ai.