Hamza: Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi im - NACIONALE

Hamza: Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi im

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka qëndruar sot në Vushtrri.

Hamza ka thënë se si kryeministër do të jetë partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës.

Ai tutje ka thënë se zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi i tij.

Postimi i plotë:

Fabrika “Loni Dekor” në Vushtrri, sot qëndron si model i suksesit në vend falë disiplinës dhe punës së palodhur për vite me radhë.

Si kryeministër, unë do të jem partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat.

Kosova mundet ma mirë. Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi im.

Lajme të ngjashme