Hamiti: Kosova po i vuan pasojat e klasës pushtetore që e ka zgjedhur me votë në 5-6 vitet e fundit
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova po i vuan pasojat e pushtetit të Albin Kurtit.
Ai ka bërë me dije se varësisht prej zgjedhjes së tyre, qytetarët i gëzojnë ose i vuajnë rezultatet e votës së vet.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se qytetarët e kanë mundësinë që në zgjedhjet e reja të ndryshojnë këtë gjendje.
“Kosova po i vuan pasojat e klasës pushtetore që e ka zgjedhur me votë në 5-6 vitet e fundit. Varësisht prej zgjedhjes që e bëjnë, qytetarët i gëzojnë ose i vuajnë rezultatet e votës së vet. Urojmë që qytetarët e Kosovës t’i gëzojnë mbas zgjedhjeve të pritshme parlamentare”, ka shkruar ai.