Hamiti ironizon me pushtetarët: Duan të bëjnë reforma, por s’po mund t’i bëjnë pa e shkelur Kushtetutën
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamitit, ka kritikuar pushtetin për hartimin e ligjeve që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se logjika e qeverisë aktuale është që çdo reformë ta bëj në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Duan të bëjnë reforma, por s’po mund t’i bëjnë pa e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës! Pushtetarët”, ka shkruar Hamiti.