Hamasi thotë se katër luftëtarë iu vranë gjatë operacionit izraelit në Bregun Perëndimor
Hamasi ka njoftuar se katër luftëtarë të këtij grupi janë vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kishin thënë më herët që forcat e sigurisë ishin duke kryer një operacion kundër terrorizmit në zonën Nour Shams, afër Tulkarm-it, raporton televizioni CNN.
“Gjatë operacionit, një aeroplan goditi dy terroristë që paraqisnin kërcënim të menjëhershëm ndaj forcave” – tha ushtria izraelite.
Në pjesë të tjera në Bregun Perëndimor të enjten, ushtria izraelite tha se trupat e saj “shkrepën të shtëna drejt një palestinezi që e nxiti dyshimin e tyre në udhëkryqin El’azar", afër Betlehemit. Ky person u vra.
Ushtria tha se policia ushtarake do të zhvillojë një hetim për këtë vrasje.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, WAFA, raportoi se një burrë 63 vjeç ishte qëlluar për vdekje afër qytezës Al-Khader, në jug të Betlehemit.