Haliti: Populli i ka votu deputetët që në Kuvendin e Kosovës po i zbatojnë urdhërat e Dejona Mihalit nga Tirana
Analisti Afrim Haliti ka thënë se populli ka votu disa deputetë që kur kanë hy në Kuvendin e Kosovës i kanë zbatu urdhërat e Dejona Mihalit nga Tirana.
Haliti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë i kanë votu si pleq e të rinj nga e gjithë Kosova, duke përfshirë edhe votat e diasporës.
“Dmth çohen njerëz, të rinjë e pleq nga Llapi e Anamorava, Dukagjini e krejt Kosova me i votu, çohet edhe diaspora i paguajnë ka 60-70 euro me çu votën me DHL për me i zgjedhë disa deputetë që kur të hyjnë në kuvend të Kosovës kanë me i zbatu urdhërat e Dejona Mihalit nga Tirana.” – ka shkruar ai.
