Haliti për Kurtin e Osmanin: Po ndjekin politikë grindavece e përçarëse edhe në raport me Shqipërinë - NACIONALE

Haliti për Kurtin e Osmanin: Po ndjekin politikë grindavece e përçarëse edhe në raport me Shqipërinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halili ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po ndjekin një politikë përçarëse edhe në raport me Shqipërinë.

Haliti në një intervistë për Gazetën Nacionale ka thënë se Osmani dhe Kurti po e sundojnë Kosovën dhe se janë kreatorë të politikave që e kanë quajtur UÇK-në “kriminale”.

“Këta janë një grup njerëzish që realisht po sundojnë Kosovën. Dhe janë po ata kreator të politikave që e kanë quajtur UÇK-në kriminale dhe kanë kërkuar që sa më shpejt ata të shkojnë në Hagë. Një politikë e tillë sot është edhe publike përmes levave të caktuara dhe mediumeve të caktuara. Kështu që, unë nuk çuditem pse ata nuk kanë reaguar. Sepse politika e tyre ka qenë që përmes akuzave publike, brenda dhe jashtë institucioneve, veçanërisht përmes mediumeve dhe foltores se parlamentit të Kosovës, të quhen kriminelë të gjithë drejtuesit e UÇK-së. Kur them të gjithë drejtuesit, them edhe ata që janë përmendur në raportin e Martyt. Këta po ndjekin një politikë grindavece, një politikë përçarëse edhe në raport me Shqipërinë, sepse po dëshirojnë të inkuadrohen në luftën e brendshme në Shqipëri. Mendoj se e kanë gabim”, ka thënë ai.

Intervistën e plotë të Halitit për Nacionale mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme