Haliti: PDK-ja nuk e voton për president një figurë të VV-së, kështu VV-ja do të vendoste diktaturë - NACIONALE

Haliti: PDK-ja nuk e voton për president një figurë të VV-së, kështu VV-ja do të vendoste diktaturë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e tij nuk do të votojë që president i vendit të jetë një figurë nga VV-ja.

Ai ka bërë me dije se kjo do të ishte e dëmshme për demokracinë.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Haliti ka thënë se kjo do të ishte një diktaturë.

“Nëse ka pajtueshmëri në PDK që Konjufca të jetë president ne do ta votojmë krejt, por nuk e besoj që PDK-ja pajtohet që president i Kosovës të jetë një figurë politike e VV-së. Sepse VV-ja po vendos diktaturë këtu. Një parti të gjitha institucionet e shtetit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme