Halimi e LDK-së: Shqetësues raporti i 'Human Rights Watch' për Kosovën - NACIONALE

Halimi e LDK-së: Shqetësues raporti i 'Human Rights Watch' për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas raportit të ‘’Human Rights Watch’’,mbi të drejtat e njeriut për vitin 2022,

Në raportin e HRW-së theksohet gjithashtu edhe gjendja e gazetarëve në Kosovës. Sipas raportit, gazetarët janë të keqtrajtuar dhe ndaj tyre vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet.

Sipas Halimit, ky raport është shqetësues pasi që vetëm për shatë muaj, janë regjistruar 22 raste të sulmeve mbi gazetarë.

‘’ Shqetësues raporti i 'Human Rights Watch' për Kosovën për vitin 2022. Vetëm për shtatë muaj, janë regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit ndaj gazetarëve. Kërcënime kanë pasur edhe së fundmi në veri të vendit.’’- ka deklaruar Halimi.

Zëdhënësja e LDK-së, ka thënë se më shqetësuese është fakti se sulme të tilla kanë ardhur edhe nga vet zyrtaret e lartë të pushtetit.

‘’Por fatkeqësisht, të tillat kanë ardhur edhe nga zyrtarë të lartë të pushtetit, me një gjuhë të urrejtjes, të papranueshme; dhe e cila cenon besimin e publikut në medie. Ndërsa ndaj kësaj gjuhe ka pasur reagim të dobët të organeve kompetente. Institucione shtetërore armiqësore me gazetarët, janë gjëja e fundit që i duhet vendit tonë!’’- tha ajo.

Lajme të ngjashme