Halimi kritikon Kurtin për uljen në karrocë: Fushatë tallëse
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demkratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka komentuar uljen në karrocë të kryeministrit Kurti, në një takim me personat me nevoja të veçanta.
Halimi, duke shfrytëzuar rrjetin social "Facebook", ka thënë se kjo fushatë e Kurtit është tallëse. Sipas saj, shefi i ekzekutivit duhet të tregojë nëse është bërë ndonjë hap në përmirësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë.
"Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i vendit do të duhej të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij. Diçka që e dallon nga të tjerët.A është bërë ndonjë hap në përmirësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë? A është eliminuar ndonjë pengesë? Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse, kryeministër?!", shkroi ajo.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
