Halil Geci i drejtohet Kurtit: Mos përgjigja juaj për takim duket si mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59 - NACIONALE

Halil Geci i drejtohet Kurtit: Mos përgjigja juaj për takim duket si mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59

1 vit më parë

nga NACIONALE

Veprimtari i Lidhjes Demokratike, Halil Geci, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti lidhur me një kërkesë për takim më 10 tetor, për të cilën tha se ende nuk i është mundësuar.

Duke iu drejtuar kreut të Qeverisë, Geci tha se ende pret që takimi të realizohet. Ky refuzim, ka shkruar Geci, i duket “si mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, një komunikatë e shkruar nga i biri i Haxhi Polatit.”

Ai shtoi se në këtë komunikatë thuhet mes tjerash se “Ganiu u ka prirë ofensivave serbe”. Kjo, tha ai, “ka pasur pasoja të rënda për familjen”, ndërsa përmendi plagosjen e Ganiut dhe vrasjen e dy shokëve.

“Pres mirëkuptimin tuaj dhe një përgjigje sa më të shpejtë për këtë çështje të rëndësishme.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme