Gypi i kanalizimit shpërthen në Klinikën e Pediatrisë, ShSKUK: Nuk ka hyrë uji në dhoma ku trajtohen fëmijët - NACIONALE

Gypi i kanalizimit shpërthen në Klinikën e Pediatrisë, ShSKUK: Nuk ka hyrë uji në dhoma ku trajtohen fëmijët

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Në QKUK në klinikën e Pediatrisë, ka shpërthyes një gyp i kanalizimit.

ShSKUK ka bërë të ditur se uji nuk ka depërtuar në dhoma.

Postimi:

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.

Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll.

Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët.

Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor.

Lajme të ngjashme