Guterres pas bisedës me Putin: Jemi shumë larg fundit të luftës në Ukrainë - NACIONALE

Guterres pas bisedës me Putin: Jemi shumë larg fundit të luftës në Ukrainë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha të mërkurën se ai mendon se një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk është afër.

"Ne jemi shumë larg fundit të luftës," u tha ai gazetarëve pas një telefonate të realizuar të mërkurën me presidentin rus Vladimir Putin.

"Armëpushimi nuk është në dukje," tha ai, duke shtuar, "unë do të gënjeja nëse do të thoja se do të ndodhte."

Diplomati tha se ai diskutoi një sërë çështjesh me Putinin, duke përfshirë marrëveshjen e grurit dhe mundësinë e eksporteve ruse, por paralajmëroi se ka pengesa për eksportin e ushqimit dhe plehrave ruse.

Sipas CNN, ata kanë diskutuar gjithashtu për të burgosurit e luftës dhe Guterres citoi Putinin të thoshte se nuk do të kishte pengesa nga Rusia në lidhje me panelin që do të kryente një mision faktmbledhës për sulmin e muajit të kaluar në burg në rajonin e okupuar nga Rusia të Ukrainës Lindore ku vranë dhjetëra persona.

Lajme të ngjashme