Gucati për Specialen: Ndërkombëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për vendimin e 16 shtatorit, kjo gjykatë është politike - NACIONALE

Gucati për Specialen: Ndërkombëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për vendimin e 16 shtatorit, kjo gjykatë është politike

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se pas dy muajsh, Gjykata Speciale në Hagë do të marrë vendimin e saj, i cili mund të ketë pasoja të mëdha për Kosovën.

Gucati ka thënë se kjo gjykatë prej gati gjashtë vjetësh po u shërben interesave të Serbisë, do të vendosë nëse do ta kriminalizojë luftën e popullit shqiptar, ndërhyrjen e NATO-s dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Kjo gjykatë njëetnike po vendos për fatin e shtetit tonë shumetnik dhe, me vendimin e saj, mund t’i rrënojë edhe themelet e shumetnicitetit mbi të cilin është ndërtuar Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.

Në reagimin e tij, Gucati është shprehur se në Hagë po gjykohen ata që, sipas tij, organizuan rezistencën e popullit shqiptar.

“Po gjykohen ata që, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, sollën intervenimin e NATO-s dhe koordinuan bombardimin e caqeve serbe. Po gjykohen ata që e shpallën Kosovën shtet të pavarur, shumetnik dhe demokratik”.

“Kjo gjykatë është politike. Edhe vendimi i saj do të jetë politik. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat e këtij vendimi. Më 16 shtator, veteranët e UÇK-së, së bashku me çdo shqiptar, do ta presin këtë vendim të bashkuar, në Hagë dhe në çdo qytet të Kosovës”, ka theksuar Gucati.

Lajme të ngjashme