Gucati: Ish-luftëtari i UÇK-së u arrestua pasi reagoi ndaj fyerjeve që iu bënë në Lipjan nga një ish-pjesëtar i forcave serbe
Hysni Gucati ka thënë se ish-luftëtari i UÇK-së, Blerim Meta është arrestuar në Lipjan pasi reagoi ndaj provokimit dhe fyerjeve të një ish-pjesëtari të forcave paramilitare serbe.
Në një shkrim në Facebook, ai ka pyetur se “ku po jetojmë” dhe se si ish-pjesëtarë të forcave serbe kanë guximin të fyejnë e të ecin të lirë.
“Si është e mundur që në tokën tonë, në shtetin për të cilin u derdh gjak, ata që dikur veshën uniformën kriminale të forcave serbe të kenë guximin të provokojnë, të fyejnë dhe të ecin të lirë? Është e pakuptimtë se si, si pasojë e ligjit për regjistrimin e popullsisë, po u mundësohet serbëve kriminel të kthehen dhe të bëjnë akte të tilla, ndërsa çlirimtarët tanë prangosen sepse nuk lejojnë t'u shkelet dinjiteti.
Liria nuk erdhi vetvetiu, Bekim Meta dhe mijëra djem e vajza të UÇK-së sakrifikuan rininë dhe jetën e tyre që ne sot të frymojmë lirshëm.
Reagimi i një ushtari ndaj provokimit të atyre që kryen krime në Kosovë nuk është krim, është mbrojtje e dinjitetit kombëtar dhe njerëzor”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: