Gruda viziton Kadri Veselin në Hagë: Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme - NACIONALE

Gruda viziton Kadri Veselin në Hagë: Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme

3 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka njoftuar se sot e ka vizituar në Hagë ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka bërë me dije se me Veselin ka biseduar gjatë për Kosovën, për njerëzit dhe për të ardhmen.

Në profilin e tij në Facebook, Gruda ka shkruar se në fjalët e ish-kryetarit të Kuvendit kishte qetësi dhe forcë të jashtëzakonshme.

“Takova Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Biseduam gjatë për Kosovën, për njerëzit dhe për të ardhmen. Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme. Nuk kishte as dëshpërim, as dorëzim. Përkundrazi, kishte besim dhe një bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me shokët e tij. Kur u ndamë, mbeta me një ndjenjë të fortë se burgu mund t’ia kufizojë njeriut lirinë fizike, por nuk mund t’ia burgosë shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme