Gruda: Sulmet e Kurtit ndaj Prokurorisë së Shtetit janë një tregues i qartë i dështimit të plotë në realizimin e reformave të premtuara - NACIONALE

Gruda: Sulmet e Kurtit ndaj Prokurorisë së Shtetit janë një tregues i qartë i dështimit të plotë në realizimin e reformave të premtuara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar për sulmet e kryeministrit, Albin Kurti ndaj Prokurorisë së Shtetit.

Ai ka thënë se sulmet e Kurti janë tregues që Qeveria kë dështuar në realizimin e reformave.

“Të jesh kryeministër dhe të sulmosh në këtë mënyrë rendin ligjor dhe organet e drejtësisë të vendit tënd nuk është trimëri, por qyqarllëk.” –ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Sulmet e Kurtit ndaj Prokurorisë së Shtetit janë një tregues i qartë i dështimit të tij të plotë në realizimin e reformave të premtuara dhe i frikës nga zbulimi i korrupsionit endemik qeveritar, siç konstatohet edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kurti përsëriti mbrëmë premtimet e para katër viteve për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke harruar se është në fund të mandatit. Tani ai duhet të fliste për realizimin e tyre, e jo t’i përsëriste ato.

Pse nuk e bëre padinë për gjenocid ndaj Serbisë, siç e ke premtuar në programin e qeverisë? Apo edhe këtu të pengon Prokuroria e Kosovës?

Të jesh kryeministër dhe të sulmosh në këtë mënyrë rendin ligjor dhe organet e drejtësisë të vendit tënd nuk është trimëri, por qyqarllëk.

Lajme të ngjashme