Granatimet ruse vrasin gjashtë persona në Ukrainën lindore
Kievi ka njoftuar se forcat ruse kanë bombarduar një qytet në Ukrainën lindore duke lënë gjashtë persona të vdekur.
Sipas AFP-së, punonjësit e shpëtimit janë duke vazhduar gërmimet nëpër mbetje dhe rrënoja të një ndërtese dykatëshe e cila u shemb pas goditjes nga artileria ruse.
Shërbimet e urgjencës më pas bënë të ditur se nga rrënojat ishin nxjerrë pesë persona të vdekur, ndërsa i gjashti kishte ndërruar jetë në spital.
Sipas raportimeve, nga bombardimet janë dëmtuar edhe një ndërtesë banimi, një shkollë, një kopsht fëmijësh dhe një kolegj mjekësor.
