Gorani: Nuk i është thënë jo Asociacionit, as kjo qeveri nuk i ka thënë jo - NACIONALE

Gorani: Nuk i është thënë jo Asociacionit, as kjo qeveri nuk i ka thënë jo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari, Dukagjin Gorani ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk i ka thënë jo Asociacionit.

Gorani e ka thënë këtë duke u bazuar në intervistën e fundit të Kryeministrit, Albin Kurti që e ka dhënë për Radio Evropën e Lirë, ku sipas Goranit, Kurti ka thënë se pa u diskutuar për marrëveshjen finalen, nuk mundet me pranu Asociacionin.

Nuk i është thënë jo Asociacionit. Unë mendoj se as kjo qeveri nuk i ka thënë jo. Diçka tjetër është a egziston masa kritike e shumicës në popullat, në Kuvend. Nëse e analizoni me kujdes intervistën e fundit të kryeministrit që e ka dhënë në Radio Evropa e Lirë. Aj thotë kështu ‘para se mu bo marrëveshja finale dhe para se mu diskutu marrëveshja finale nuk mundemi me pranu Asociacionin.” – ka thënë Gorani në T7.

Gorani u pajtua edhe me Lulzim Pecin i cili tha se “Asociacioni është në fuqi sepse nuk është shfuqizuar”.

Nesër në takimin e ambasadës do të ketë përfaqësues edhe nga zyra e kryeministrit, presidencës si dhe kryeparlamentarit. Qeveria e Kosovës është duke e munduar të blejë kohë për ta krijuar një vullnet në shoqëri”, ka thënë Gorani teksa shton se shoqërisë kosovare nuk i është thënë gjithë e vërteta.

Gorani thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte korrigjimi i kufijve por shton se ajo mundësi ka ikur.

“Meqë kemi njerëz që nuk duan të jetojnë në shekullin 21 atëherë më mirë do të ishte të kishte zgjidhje të shekullit 19 e që janë më efektive”, thotë Gorani referuar korrigjimit të kufijve.

Lajme të ngjashme