Intervista e Buzhalës: Dardan Molliqaj zbulon 'kleçkën' prapa së cilës fshihet Kurti për ta bërë Zajednicën - NACIONALE

Intervista e Buzhalës: Dardan Molliqaj zbulon 'kleçkën' prapa së cilës fshihet Kurti për ta bërë Zajednicën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Intervista e Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale, sërish te ju, përmes RTV21 e platformave tona sociale, në veçanti me kanalin zyrtar në 'Youtube', me një tjetër emision plot të pathëna, për t'ju mësuar shumëçka rreth ngjarjeve kryesore të politikës dhe jo vetëm.

I ftuari i radhës është Dardan Molliqaj, kreu i socialdemokratëve kosovarë, që ashtu siç edhe paralajmëruar përmes një video të publikuar orë më parë, do të shpalosë detaje ekskluzive për një çështje të shumëpërmendur javëve të fundit në vendin tonë, atë të skandalit "Martingate".

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, edhe më tutje gëzon mbështetje të parezervë nga krerët shtetërorë, etiketojmë këtu, presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe kryediplomaten Gërvalla.

Megjithatë, për të gjithë ata që edhe më tutje janë skepktikë rreth kësaj çështjeje, Molliqaj foli për një udhëtim për të cilin më parë nuk ishte dëgjuar asgjë.

Kryetari i PSD-së tregon se si kryeministri Kurti, bashkë me Berishajn morën rrugë për në Bosnje, me angazhimin e pashoq të Berishajt, që sipas Molliqajt, ia siguroi shefit aktual të tij edhe vizën, kjo shkaku i pamundësisë së Kurtit për t'u pajisur me vizë.

Ky udhëtim kishte të bënte me një vizitë në Bosnje, prej nga ku Kurti kishte mësuar shumëçka rreth energjetikës në rajon, e posaçërisht për krimet me të.

"Atë udhëtim për Bosnje e ka bë me Martin Berishajn. 100%. Unë e di, me kerr të Martin Berishajt. I ka dy dimensione Martini. Njëra është siguria. E thash edhe në një emision kur isha një ditë. E ki pasë një emision, ti bashkë me Lleon e Albinin, kur e ilustron qysh ne jemi të lidhur me Stanishiqin, Rankoviqi, djemtë e tyre.

Shikoje atë emision edhe një herë. Ajo i flet Albinit. Tash, problemi që e sheh ti aty është se në atë udhëtim, në Bosnje, ku e spjegon qysh e ka taku një njeri në Bosnje...atë udhëtim në Bosnje e ka bë me Martin Berishjan", tha fillimisht Molliqaj.

Tutje, këto foli edhe për tërheqjen 2 milionëshe "kesh", duke aluduar se këto janë përdorur për të financuar partinë, pasi zyrtarisht këtë të fundit mund ta ndihmosh me vetëm 2 mijë euro si person, ose 10 mijë si biznes.

"Kur paratë e bankës që llogariten se janë legale, i tërheqë “kesh”, është me financu diçka, që s’mundesh me tregu se s’mundesh me financu. Vetëvendosjes, si qytetar i Kosovës mundesh m’i dhënë 2 mijë euro në vit, ose secilës parti në Kosovë. Si biznes 10 mijë euro në vit. Pra, as 1 milion, as 11 mijë euro. Rrjedhimisht, krejt çka është kjo, është financim".

Ndërkaq, Molliqaj tregoi edhe karakterin e Albinit, gjithmonë në këndvështrimin e tij me aq sa e njeh, duke u bazuar edhe në të kaluarën e përbashkët.

Ai pohoi se Kurti pak njerëzve u beson gjëra të tilla, andaj edhe ka parashikuar faktin që nuk do të shkarkohet.

"Dhe, kur ka ndodh skandali, e kemi thënë, Albin Kurti nuk e shkarkon Martin Berishaj, sepse ai bën pjesë në grupin le të themi të 10 njerëzve më të afërt të kryeministrit. Albini me pak njerëz bën udhëtim me kerr për Bosnje. Dhe i ka besu Martinin që m’i kalu kufinjtë, pra me hjek sikletin e asaj mos p’e arrestojnë. Ai pak njerëzve u beson këso gjërash".

Më poshtë edhe njëra nga pjesët e zgjeruara, teksa siç edhe keni mundur ta vëreni, lart në tekst gjeni episodin e plotë.

Lajme të ngjashme