Gjoshi i PDK-së: Qe 7 javë s'ka ministër të shëndetësisë
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka rikthyer temën e ministrit të shëndetësisë.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Gjoshi ka thënë se tashmë po bëhen shtatë javë pa shef të dikasterit të shëndetësisë.
"Dikush mund të thotë se kjo është papërgjegjësi e kryeministrit, por edhe nëse ai do ta emërojë ministrin, situata nuk do të ndryshojë asgjë", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Kujtojmë se kjo çështje ka qenë shumë e diskutuar edhe nga redaksia jonë.
Gazeta Nacionale shpeshherë ka vënë në pah problemet me të cilat përballet ky sektor, në të cilin është investuar shumë pak, ndërsa së fundi problemet janë shfaqur te mungesa e anasteziologëve.
