Kush do ta zëvendësojë Rifat Latifin? - NACIONALE

Kush do ta zëvendësojë Rifat Latifin?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Specialisti i Kirurgjisë, Rifat Latifi, dha dorëheqje të enjten nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Në arysetimin e Latifit drejtuar kryeministrit Kurti, ai ka thënë se, pas reflektimit disamujor, ka vendosur që të tërhiqet nga pozita e ministrit, shkruan Nacionale.

Pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, kanë qarkulluar disa reagime interesante lidhur me atë se kush do ta marrë postin që e mbante Latifi në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shumë nga ta e kanë kërkuar rikthimin e Arben Vitisë në udhëheqjen e këtij dikasteri, i cili, si duket, ka probleme të mëdha dhe të dukshme.

Sidoqoftë, Vitia, në një prononcim për Nacionalen, ka thënë se nuk ka ndër mend që të kthehet në krye të MSh-së me arsyetimin e ka punë të tjera për të bërë.

Xhevdet Pozhari, analist i çështjeve politike, e ka lavdëruar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se shëndetësia nuk ka pasur kurrë ministër më të përkushtuar.

E deputeti i VV-së, Artan Abrashi, e ka komentuar ndryshe dorëheqjen e Latifit, duke theksuar se ende nuk ka parë asgjë zyrtare. “Jam ithtar i asaj që duhet të presim një qëndrim zyrtar të Qeverisë sa i përket kësaj çështjeje. Duhet të na bëhen zyrtarisht arsyet e dorëheqjes. Kishte filluar një anarki e informacioneve të pakonfirmuara”, shtoi Abrashi.

Lajme të ngjashme