Gjermania premton 200 milionë euro për të zhvendosurit brenda Ukrainës - NACIONALE

Gjermania premton 200 milionë euro për të zhvendosurit brenda Ukrainës

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ministrja gjermane e zhvillimit Svenja Schulze ka njoftuar për mediat se qeveria do të ndajë edhe 200 milionë euro ndihmë për personat e zhvendosur brenda Ukrainës.

"Pjesa më e madhe e ndihmës sonë të re, 200 milionë euro, do të shkojë në një program të drejtuar nga qeveria ukrainase për të mbështetur personat e zhvendosur brenda vendit," është shprehur Schulze për Funke Media të dielën.

"Paratë synojnë të ndihmojnë që njerëzit e zhvendosur në Ukrainë mund të vazhdojnë t'i sigurojnë vetes nevojat më elementare," shtoi ajo.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Migracionin, që nga nisja e pushtimit rus brenda vendit janë zhvendosur rreth 7 milionë njerëz.

Lajme të ngjashme