Gjenerali britanik: Rusia mund të lëshojë një armë të vogël bërthamore - NACIONALE

Gjenerali britanik: Rusia mund të lëshojë një armë të vogël bërthamore

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ish-komandanti i ushtrisë britanike, gjenerali Richard Barrons, beson se më 11 shtator të këtij viti, Rusia do të "aneksojë zyrtarisht" të gjitha pjesët e rajonit lindor të Ukrainës të Donbasit që ka arritur të pushtojë deri më tani.

Barrons, i cili komandonte ushtrinë britanike nga viti 2013 deri në vitin 2016, i tha BBC-së se Ukraina do të ketë nevojë për "vullnetin tonë, paratë tona, industrinë tonë dhe inventarin tonë ushtarak" nëse dëshiron të çlirojë territoret e pushtuara.

Ai shtoi se, nëse kundërsulmi ukrainas është i suksesshëm, forcat ukrainase mund të përfundojnë në territorin "të cilin Rusia e ka deklaruar se është territor rus".

Për shkak të kësaj, thotë Barrons, "Moska mund të sulmojë me armë të vogla bërthamore".

Ai deklaron se do të ishte një armë bërthamore “shumë e vogël” që do të ishte e rrezikshme në një rreze prej rreth 3.2 kilometrash dhe nuk do të “provokonte një holokaust bërthamor dhe përshkallëzim të pakontrolluar”. /Nacionale/

Lajme të ngjashme