Giresse: Me rëndësi që nuk humbëm, paraqitja në pjesë të dytë ishte pozitive - NACIONALE

Giresse: Me rëndësi që nuk humbëm, paraqitja në pjesë të dytë ishte pozitive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Alain Giresse ka dhënë komentin e tij të parë pas ndeshjes që Kosova barazoi 2:2 ndaj Armenisë në Fadil Vokrri.

Përzgjedhësi Giresse mendon se pjesa e parë ishte shumë më e zbehtë sesa e dytë, por në përgjithësi e rëndësishme është se nuk u humb ndeshja.

“Me rëndësi është që nuk humbëm, por e barazuam rezultatin. Ne do ta bëjmë një analizë për të shikuar se çka ishte mirë e çka keq. Atë që mund ta quajmë pozitive ishte pjesa e dytë e lojës. Pra, një pjesë e dytë që ishte shumë më kualitative sesa ajo e para".

Për Visar Bekajn ai u shpreh i lumtur që pati minuta si titullar sot, duke thënë se llogaritë tek ai.

“Më vjen mirë që ai luajti sot. Ne patjetër që llogarisim te Visar Bekaj.”

Lajme të ngjashme