Gërvalla thotë se Haxhi Avdyli është më i miri për shëndetësi: Do t'ia propozoj Kurtit për ministër - NACIONALE

Gërvalla thotë se Haxhi Avdyli është më i miri për shëndetësi: Do t'ia propozoj Kurtit për ministër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e listës Guxo, Donika Gërvalla ka konfirmuar se do ta propozojë deputetin Haxhi Avdyli për ministër të Shëndetësisë.

Gërvalla deklaroi në Radiotelevizionin Publik se propozimin do t’ia bëjë kryeministrit Albin Kurti, ndërsa pretendoi se Avdyli është kandidati më i mirë për këtë pozitë.

“Unë mendoj që Partia Guxo ka një kandidat të shkëlqyer, mendoj që deputeti Haxhi Avdyli jo vetëm që do ti shërbente këtij institucioni…Nëse kryeministri Kurti do të jetë dakord, unë do t’ia bëjë këtë propozim. Prandaj shprehjet e mendimit individual të deputetëve janë shumë të mirë se ardhura. Unë mendoj që Burim Meta e ka pasur në mendje Haxhi Avdylin. Mua, Haxhi Avdyli më duket se është kandidati më i mirë i mundshëm”, shtoi ajo në televizionin publik, përcjell Express.

Rifat Latifi dje dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, pas shumë kritikave në lidhjen me punën e tij.

Deputeti Burim Meta, reagoi shpejt pas këtij lajmi, duke pyetur se “edhe sa ministra duhet të ndërrohen që ky post t’i takojë listës Guxo”.

Lajme të ngjashme