Gërvalla i tregon Cameronit se kur ka qenë Perëndimi i suksesshëm: Atëherë kur ka pasur qëndrim të vendosur - NACIONALE

Gërvalla i tregon Cameronit se kur ka qenë Perëndimi i suksesshëm: Atëherë kur ka pasur qëndrim të vendosur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka treguar ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, se kur ka qenë i suksesshëm Perëndimi.

Pas takimit që ka pasur me kryediplomatin britanik, ajo ka thënë se Perëndimi ka qenë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur.

Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla, në konferencën me homologun britanik.

Ndër të tjera, ajo e ka falënderuar shefin e diplomacisë britanike për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Është kënaqësi e veçantë ta kemi në Kosovë ministrin e Jashtëm të Britanisë. Pas një kohe goxha të gjatë, është vizita e parë e një ministri të Jashtëm britanik në Kosovë. Gjatë bisedës, folëm rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës në fusha të ndryshme, sidomos në sundimin e ligjit dhe demokracisë. E falënderova për mbështetjen që Britania i ka dhënë Kosovës para dhe pas luftës dhe rolin e Britanisë në ndalen e gjenocidit të Serbisë në vitet ’90. Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse. E falënderova për dërgimin e trupave shtesë pas sulmit të Kosovës nga Serbia më 24 shtator”, është shprehur Gërvalla./EO/

Lajme të ngjashme