Gërvalla: Deklarata e 2 Korrikut shënon gurë themelin e parë të Pavarsisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, ka shkruar për Deklaratën e 2 Korrikut e cila sipas Gërvallës shënon gurin e parë themeltar të Pavarsisë së Kosovës.
Gërvalla shkruan se ky akt politiko-juridik shënoi fillimin e një epoke të re në ndërtimin e Kosovës shtet i pavarur sovran me akte tjera pasuese juridike si Kushtetuta e Kaçanikut (7 Shtator 1990), referendumin për pavarsinë e Kosovës (1991), zgjedhjet presidenciale dhe paralementare (1992).
“Shenjë hakmarrje e Serbisë ndaj këtij akti sublim të shtetësisë së Kosovës ishin masat e shumta të dhunës: mbyllja e mjeteve të informimit, mbyllja e shkollave dhe universitetit, largimi i punëtorëve nga puna, të cilat u pasuan me protestat e shumta kundër shtypjes, rezistencën civile, luftën çlirimtare dhe lobimin e mërgatës sonë për intervenimin e NATO-s në Kosovë”, shkruan Gërvalla.