Gazi amerikan të jetë prioritet në politikën energjetike, kërkon Oda Amerikane - NACIONALE

Gazi amerikan të jetë prioritet në politikën energjetike, kërkon Oda Amerikane

4 orë më parë

nga NACIONALE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve të reja që ta trajtojnë si prioritet përfshirjen e vendit në infrastrukturën rajonale të LNG-së amerikane.

Sipas saj, Kosova ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen e sektorit energjetik dhe vendimet e ardhshme do të ndikojnë në sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik.

Oda theksoi se "çdo vit vonesë në krijimin e kapaciteteve të reja vendore nënkupton ekspozim të vazhdueshëm" ndaj importeve të shtrenjta dhe pasigurisë së furnizimit.

Ajo u bëri thirrje institucioneve që LNG-ja amerikane të shihet "si një investim strategjik në sigurinë energjetike, konkurrueshmërinë ekonomike dhe të ardhmen e Kosovës."

Lajme të ngjashme