Gazetari serb që intervistoi Bislimin me fjalë të rënda për ministrin Elbert Krasniqi si fqinj - NACIONALE

Gazetari serb që intervistoi Bislimin me fjalë të rënda për ministrin Elbert Krasniqi si fqinj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Redaktori i Radio Gorzdevac, Darko Dimitrijeviq, i cili javë më parë intervistoi Zëvendës Kryeministrin, Besnik Bislimi, është shprehur i habitur me ministrin e pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, duke e quajtur “paradoksale” pjesëmarrjen e tij në ndalimin e marrjes në dinarë të ndihmave sociale që banorët e Gorazhdevcit marrin nga institucionet e Serbisë.

"Paradoksi i gjithë kësaj është se fqinji ynë, ministri i Kurtit nga komuniteti egjiptian, Elbert Krasniqi, ministri për pushtet lokal, është duke marrë pjesë. Një fqinj që deri dje rrinte me ne," thotë ai.

Mendoj se është i vetëdijshëm se e ka lënë shtresën më të varfër të qytetarëve pa ndihma shumë të rëndësishme bujqësore dhe sociale. Ministri i di të gjitha këto, si dikush që jeton në fund të fshatit dhe kalon nëpër Gorazhdec çdo mëngjes kur shkon në Prishtinë për punë”, shton Dimitrijeviq për KoSSeV.

Ndonëse Policia e Kosovës s’ka njoftuar për aksion konfiskues të një veture që barte para në dinarë, gazetari serb thotë se ministri e di “që fitorja e vetme është se ua heq të varfërve bukën nga goja”.

Për konfiskimin në fjalë mbrëmë është shprehur ashpër ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili ka kërkuar që ato mjete t’u jepen përfituesve për të cilët ishin destinuar “pa vonesë”.

Lajme të ngjashme