Gazetari që përkrah VV-në ‘feston suksesin’ në PISA: Lamë prapa me sukses Jordaninë, Marokon… - NACIONALE

Gazetari që përkrah VV-në ‘feston suksesin’ në PISA: Lamë prapa me sukses Jordaninë, Marokon…

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gëzim Mekuli, gazetar dhe përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një shkrim, në të cilin ka komentuar rezultatet e testit PISA, në të cilin nxënësit e Kosovës kanë performuar sërish keq.

Në fakt, Meklu ka “festuar” çuditshëm rezultatet e testit PISA, duke thënë që Kosova ka “lënë bindshëm prapa, e me shumë sukses, Jordaninë, Maroko, Uzbekistanin dhe Kambogjian.

“Kosova ka zënë pozitën e 76-të për lexim, duke e lënë bindshëm prapa, e me shumë sukses, Jordanin, Marokon, Uzbekistanin dhe Kambogjian!” – shkroi ai.

Nuk dihet nëse Mekuli ka ironizuar me këtë shkrim, pasi ai nuk ka postuar ndonjë “emoji”, që do të linte të kuptohej se gazetari po tallej me rezultatin e dobët të Kosovës në PISA.

Kujtojmë që Mekuli në një moment e kishte quajtur kryeministrin Albin Kurti si “engjull”.

Në profilin e tij, z. Mekuli kohë më parë kishte shpërndarë një fotografi të kryeministrit Kurti, në të cilën ai portretizohej si “Terminatori”, një nga personazhet robot që luftonte të “këqinjtë”.

Madje, në fotografi Kurti është quajtur “Albinator”.

Lajme të ngjashme