Gazetari pro-VV-së e quan Kurtin “Albinator”: Fati i zi për të gjithë të korruptuarit - NACIONALE

Gazetari pro-VV-së e quan Kurtin “Albinator”: Fati i zi për të gjithë të korruptuarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gëzim Mekuli, një gazetar që në mënyrë frenetike simpatizon LVV-në, ka bërë një postim pak të çuditshëm.

Në profilin e tij, z.Mekuli ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit Albin Kurti, në të cilën Kurti portretizohet si “Terminatori”, një nga personazhet robot që luftonte të “këqinjtë”.

Madje, në fotografi Kurti është quajtur “Albinator”.

Në fotografinë e montazhuar, shkruhet “Albinator fat i zi, për të gjithë të korruptuarit”.

Po ashtu aty ka edhe një mësazh për të “zgjedhur fatin tënd”.

Mirëmëngjesi!

Këshillë miqësore: Hiq mos u tut, nëse nuk je në grupin e të korruptuarëve!

Ditë të mbarë” – ka shkruar z. Mekulli në profilin e tij.

Lajme të ngjashme