Gazetari e “lodh” Chat GPT-në, nuk ia kupton gjuhën fillimisht – i kërkon të flasë si prishtinali e gjakovar - NACIONALE

Gazetari e “lodh” Chat GPT-në, nuk ia kupton gjuhën fillimisht – i kërkon të flasë si prishtinali e gjakovar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari i njohur Keka ka bashkëbiseduar me pyetje dhe përgjigje me Chat GPT-në gjatë një emisioni në Tëvë 1.

Keka ka biseduar në gjuhën shqipe. Madje, fillimisht Keka i foli në gegnishte të Kosovës, duke e pyetur nëse po e dëgjonte. Megjithatë, duket se “nëndialektin” e Kosovës Chat GPT-ja nuk e ka mësuar ende si duhet, pasi dy herë u përgjigj ndryshe nga pyetja e parashtruar.

Chat GPT, a je duke m’ni?” – ishte pyetja e Kekës.

Unë jam mirë, faleminderit. Po, ti si je?” – ia ktheu Chat GPT.

Keka ia përsërit sërish pyetjen.

“A je t’u m’ni?” – e pyeta Keka.

“Jam Chat GPT” – ia ktheu inteligjenca artificiale, e kapur në befasi nga gjuha “alla kosovarqe” e Kekës.

Pasi nisën të merreshin vesh, Keka i kërkon Chat GPT-së të flasë si prishtinas e gjakovar.

Lajme të ngjashme