Gazetari Baton Haxhiu tregon pse Kurti nuk do të shkojë nesër në Samitin e Tiranës - NACIONALE

Gazetari Baton Haxhiu tregon pse Kurti nuk do të shkojë nesër në Samitin e Tiranës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Nesër në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kosovën në këtë Samit do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Aty do të mungojë kryeministri Albin Kurti.

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se Kurti nuk do të vijë nesër në Tiranë për të evituar një përplasje publike me të parin e serbëve, Aleksandar Vuçiq.

“Nëse do duhej të kishte takim me Vuçiçin ku do të nënshkruhej një para-marrëveshje, nuk duhet të kishte ikur nga përgjegjësia. Unë mendoj që Kurti ka ikur nga përgjegjësia e vetë, nuk ka dashur të krijojë përplasje publike me Vuçiq. Punët e vrazhda që nuk kanë peshë ia lënë Vjosa Osmanit”, u shpreh ai, transmeton Euronews Albania.

Lajme të ngjashme