Gazetarët e New York Times futen në grevë masive - NACIONALE

Gazetarët e New York Times futen në grevë masive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qindra gazetarë dhe punëtorë tjerë në the New York Times kanë nisur një grevë gjatë ditës së sotme, të parën prej 40 vitesh.

Punëtorët e dhomës së lajmeve dhe anëtarë tjerë kanë thënë se janë ngopur nga pazaret që kanë zgjatur prej kontratës së fundit që kishte skaduar në marsin e vitit 2021. Sindikata njoftoi javën e kaluar që më shumë se 1100 punëtorë nuk do të punonin për 24 orë, filluar nga ora 12:01 e mëngjesit nëse palët nuk arrinin marrëveshje për kontrata.

The Newsguild shkroi në Twitter se “punëtorët tash zyrtarisht kanë ndalur punën, të parën në këtë shkallë brenda kësaj kompanie për katër dekada. S’është kurrë i lehtë vendimi për të refuzuar që të punosh atë që do, por anëtarët tanë janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo që iu kërkohet për të fituar një dhomë lajmesh për të mirë për të gjithë.”

Negociatat u zhvilluan edhe të martën e të mërkurën, por palët mbetën me qëndrime të papërafruara në çështje përfshirë rritjen e pagave dhe politikat e punës jashtë zyreve.

Zëdhënësja e Timesit, Danielle Rohades Ha, në një deklaratë tha se ende ishin në negociata kur iu thanë se do të ndodhte greva.

Nuk dihet se si do të kryhet mbulimi gazetaresk gjatë ditës së sotme duke qenë se grevistë ka edhe në deskun e lajmeve të fundit.

Lajme të ngjashme