Gati me flejtë me Vuçiqin: Braho krahason kritikët e Kurtit me enveristët pasi u godit Kurti nga Amerika - NACIONALE

Gati me flejtë me Vuçiqin: Braho krahason kritikët e Kurtit me enveristët pasi u godit Kurti nga Amerika

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja Alisa Braho, ka reaguar pas përjashtimit të Kosovës nga Defender Europe 2023.

Me anë të një postimi në Facebook, Braho ka krahasuar kritiket e Kurtit me enveristët, duke thënë se për pak pushtet janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe me presidentin serb.

Sa të lumtur disa në Kosovë/Shqipëri që po goditet qeveria e Kosovës nga ndërkombëtarët. Si enveristat dikur që thonin e para vjen Partia pastaj Shqipëria, njësoj edhe këta sot - e para Karrigia, e dyta Kosova. Për hir të pushtetit që e lakmojnë me çdo kusht janë të gatshëm “të flejnë” dhe me atë që e kthen ujin atje lartë, pra Vuçiçin”, ka shkruar Braho.

Ajo ka edhe një kërkesë për kryeministrin Kurti.

Thënë këtë Kurti duhet të shprehet publikisht sa më shpejt mbi qëndrimet e tij dhe synimet në vijim. Dje kam thënë përgjatë emisionit se ata në veri që vunë dorë mbi KFOR-in ishin huliganë, kërkoj ndjesë ata dje në veri janë krimi i organizuar serb për të cilët buçiste NYT për lidhjet e Vuçiçit me ta”, ka shkruar ajo.

Braho ka thënë se nuk mund të barazohet Policia e Kosovës me grupin paralmilitarr rus Ëagner.

Fakti është që Kosova sot më tepër se kurrë ka nevojë për mbështetje, edhe nëse shtrimi i sovraniteti në veri ishte vendim i nxituar i Kurtit ai do të dënohet me votë, megjithatë shenja e barazisë mes Policisë së Kosovës dhe Ëagner-ave nuk do të na e vendos dot askush.

Moment reflektimi për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme