“Nuk është përgjigjur në kërkesa”: A po e injoron Kurti ShBA-në në lidhje me veriun?
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka dhënë një intervistë të gjatë me disa gazetarë kosovarë, në të cilën ka folur për shumë tema, që lidhen me zhvillimet e fundit në veri.
Në fakt, ai njoftoi se Kosova është përjashtuar nga “Defender 2023”, ushtrimi ushtarak i NATO-së me FSK-në, e që mbahej në Kosovë.
Tutje, z. Hovenier ka njoftuar se mund të ketë edhe më shumë sanksione, derisa ka treguar që kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur në kërkesat e tyre.
“Në këtë moment i kemi kërkuar kryeministrit Kurti në mënyrë që të bëjë deeskalimin e situatës, por ai nuk është përgjigjur në këto kërkesa. Kësisoji, po shqyrtojmë se cilat do të jenë masat tjera. Por, më duhet të them se në këto momente nuk do të gjeni entuziazëm te ShBA-të që të përgjigjen për interesa të Kosovës, siç është angazhimi për shtetet mos-njohëse, apo puna për të avancuar integrimin evropian të Kosovës.” – tha Hovenier.
“Shpresa jonë është që Qeveria e Kosovës do t’i përgjigjet kërkesës tuaj. Çka po ndodh tash është e jashtëzakonshme. Ju e patë cicërimën e Sekretarit Blinken, gjë që është e rrallë. Gjeneral Cavoli që anuloi pjesëmarrjen e Kosovës në Defender 2023. Kjo tregon se sa seriozisht po e marrim ne, dhe se sa seriozisht duhet ta marrë Kosovën." - vazhdoi Hovenier.